Policia intensifikon masat për sigurinë në trafik

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë ka intensifikuar masat për të përmirësuar sigurinë në rrugë.
Fokusi është parandalimi i shkeljeve të rrezikshme si tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes dhe ngasja nën ndikimin e alkoolit, transmeton IndeksOnline.
Nga 1 janari deri më 9 prill 2025, janë shqiptuar 11,969 gjoba, janë sekuestruar 522 patentëshoferë dhe janë mbajtur 5 ligjërata edukative në shkolla. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, aksidentet me lëndime trupore janë ulur me 28%, ndërsa aksidentet me dëme materiale janë zvogëluar me 21%.
Policia e Gjakovës vazhdon aktivitetet edukative dhe apelon për respektimin e rregullave të trafikut./IndeksOnline/