75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia intervenon në ndeshjen Prishtina – Ballkani, djemtë e Munishit i vërsulën gjyqtarit Maloku

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka mposhtur Ballkanin në frymën e fundit me rezultatin final në 2:1 me golin e shënuar nga Besnik Krasniqi nga pika e bardhë, shkruan IndeksOnline

Me përfundimin e këtij takim, futbollistët e Ballkanit i’u vërsulën gjyqtarit Tefik Maloku, pasi ky i fundi kishte akorduar penallti në minutat e fundit të duelit.

Kështu, i’u desht edhe policisë që të intervenonte në këtë situatë për ta qetësuar gjendjen.