75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 21 Janar 2021 / k.v

Policia intervenon në një rast të dhunës në familje, i dyshuari sulmon policinë

Është arrestuar një person në gjendje të dehur në Lipjan, pasi kishte dëmtuar veturën e policisë.

Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin, lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka marrë trajtim mjekësor.

Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje.

I dyshuari, pasi që ishte nën ndikim të alkoolit, fillimisht është ndaluar në stacion policor, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/