75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 04 Prill 2022 / k.v

Policia intervenon në një rast të dhunës në familje, te i dyshuari gjen dy armë e qindra fishekë

Të dielën në mesditë, në fshatin Vitomiricë të Pejës, Policia ka pranuar informatë për një rast të dhunës në familje.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe njësiti përkatës ka marrë veprimet e duhura për këtë rast. Pas intervistimit të viktimës, Policia ka siguruar informacion se i dyshuari posedon armë në shtëpinë e tij.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) pushkë gjysmë automatike cal 7.62x39mm
1 (një) arme automatike cal 7.62x25mm
212 (dy qind e dymbëdhjetë) fishekë cal 7.62x25mm
152 (njëqind e pesëdhjetë e dy) fishekë cal 7.62x39mm

Personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit lirohet në procedurë te rregullt./IndeksOnline/