Policia interviston një të dyshuar për personin që u gjet i vdekur në Pejë
Viktima Arton Curri, 39 vjecar u gjet i vdekur jashtë rrugës, derisa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Për këtë rast, burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se aktualisht është duke u intervistuar një person që dyshohet se mund të ketë lidhje me vdekjen.

Kështu, nga hetim i vdekjes, rasti ka kaluar në aksident trafiku me fatalitet.
Dyshohet se Curri mund të jetë goditur nga makina në lëvizje e cila nuk është ndalur duke e lënë të vdekur në vend./Indeksonline/
