Policia italiane arreston të dyshuarin kryesor për sulmin e vitit 2015 në Paris, ku u vranë 150 persona

Një burrë algjerian është arrestuar në Bari të Italisë nën dyshimin se është pjesë i grupit “Shteti islamik” dhe se ka ndihmuar autorët në sulmin e vitit 2015 në Paris, ku ishin vrarë 130 veta.
Reutersi raporton se 36-vjetari i arrestuar nga policia italiane besohet se kishte siguruar dokumente të falsifikuara për personat e armatosur dhe bombarduesit që sulmuan sallën e koncertit Bataclan, restorantet dhe afërsinë e stadiumit sportive “Stade de France”.
Sulmi, në të cilin qindra të tjerë u plagosën, ishte sulmi më vdekjeprurës i Francës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Policia tha se ata do të zhvillonin një konferencë shtypi ndërkohë të hënën. /IndeksOnline/