75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Policia jep detaje: 23 vjeçari u godit me çekan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

IndeksOnline raportoi më parë që një person ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi mori goditje me një mjet të fortë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë në Prishtinë, për IndeksOnline ka thënë se 23 vjeçari është sulmuar me çekan dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa burime të IndeksOnline thonë se viktima në momentin e goditjes ka qenë bashkë me nënën e tij.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”, tha Borovci./IndeksOnline/