Policia jep detaje: 4 të lënduar nga aksidenti në Drenas

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Drenas.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të tri automjete janë përfshirë në aksident.
Ahmeti njoftoj se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Denas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/