75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Policia jep detaje, Gjakovë: Fëmijët mbetën të ngujuar në shtëpi, dyshohet se janë djegur

IndeksOnline raportoi më parë se dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeçar kanë vdekur të mërkurën pasi shtëpia ku qëndronin mori flakë.

Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj, për IndeksOnline tha se dyshohet që brenda objektit kanë mbetur dy persona të mitur.

Po ashtu, ai tha se sipas zjarrëfikësve brenda gjinden dy persona të karbonizuar.

“Më datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri.

Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje  ta lokalizojne zjarrin  dhe sipas zjarrefikesave dyshohet  se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)                                

Ne vendngjarje jane dalur te gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit.

Per informata shtese ju njoftojme me kohë”, tha ai./IndeksOnline/