17:49 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje, kjo është arsyeja pse 56-vjeçari mbyti vetën në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja për vdekjen tragjike të 56- vjeçarit në Korçë. Mësohet se gjendja e tij ishte rënduar pasi as djemtë emigrantë në Greqi nuk kishin ardhur për festën e Krishtlindjeve. Në vetmi të thellë, burri nga Korça ishte ndjerë i lënë vetëm dhe ka zgjedhur këtë fund.

Vetëvaret 56-vjeçari në Korçë

Një 56-vjeçar nga qyteti i Korçës dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës ditën e sotme, për shkaqe ende të panjohura. Gazetarja Iris Rezhda bën me dije për “BalkanWeb” se burri në fjalë është gjetur i varur brenda një banese në vendin e quajtur Ura e Mborjes.

Policia e Korçës, ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po heton, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të tij, dyshon se burri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Siç mëson BalkanWeb prej pak kohësh personi në fjalë ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.12.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 4, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur shtetasi A.D, 56 vjeç. Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë i A.D, është dërguar në morgun e Spitalit për të kryer procedurat e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes