Policia jep detaje lidhur me aksidentin e rëndë në Gjilan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan më saktësisht në fshatin Livoq.
Sipas Policisë në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura ndërsa katër persona kanë pësur lëndime.
‘’Me datën 17.07.2025 rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku afer liqenit të fshatit Livoq.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy veturave, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona’’ ka thënë Valon Osmani zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit.
Sipas Osmanit të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku jane duke u trajtuar.
Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.