75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 23 Maj 2025 / Z S

Policia jep detaje lidhur me aksidentin në Kçiq të Mitrovicës

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mëngjes në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur Avni Zahiti – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka theksuar se në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet në njoftim./Indeksonline/