Policia jep detaje lidhur me aksidentin te QKUK-ja
Nga aksidenti në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, lëndime ka pësuar një person.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonlinen, zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
I lënduari, ka pranuar trajtim mjekësor, derisa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës./Indeksonline/

