75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / Z S

Policia jep detaje lidhur me rastin në Pejë, qytetari përdori një çarçafë si mjet zbritje për ti ikur policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Pejës, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka kërcyer nga ballkoni i një ndërtese gjatë një përpjekjeje për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë rast për Indeksonline nga Policia në Pejë kanë dhënë më shumë detaje.

Sipas Policisë, qytetari ka përdorur çarçafë të lidhur si mjet zbritjeje për ti ikur policisë.

‘’Sot rreth orës 14:30, policia ka shkuar në një banesë në rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Pejës, me qëllim kapjen e një personi të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i dyshuari nuk ja ka hapur derën  policisë. Më pas, sipas dëshmisë së një qytetari, ai ka tentuar të arratiset duke përdorur çarçafë të lidhur si mjet zbritjeje. Përpjekja nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi i dyshuari ka rënë  mbi një tarracë’’, thonë nga Policia.

Menjëherë është thirrur emergjenca dhe personi është dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, kanë shtuar më tutje./Indeksonline/