75 Mall Live Search
22:16 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Policia jep detaje mbi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me fatalitet për dy persona, teksa një tjetër mori lëndime të rënda trupore.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se bëhet fjalë për vetaksident, të ndodhur rreth orës 20:30 mes fshatrave Shajkovc dhe Sfeqël.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur” tha Ahmeti.

Tutje, zëdhënësja e Policisë njoftoi se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa njësitet relevante nga Njësiti i trafikut po merret me zbardhjen e rastit./Indeksonline/