75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 09 Korrik 2023 / MSH

Policia jep detaje mbi aksidentin në Mejë të Gjakovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës në Mejë të Gjakovës.

Indeksonline raportoi më herët se një veturë ka humbur kontrollin teksa po lëvizte me shpejtësi të theksuar në një rrugë me kthesa.

Mbi rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai ka deklaruar për Indeksonline që, si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 12:45 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Mejë. Policia iu ka përgjigjur rastit, ku i përfshirë ka qenë një automjet. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor” ka deklaruar Elezi.

Indeksonline ju sjell pamje nga momenti i aksidentit.