75 Mall Live Search
23:07 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Zhabar të Mitrovicës së Jugut.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti deklaroi se viktima e moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 22:00 Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në  fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet” deklaroi Zahiti.

Nga spitali deklaruan se viktima është plagosur në këmbë.

“Ju konfirmojmë se në ora 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent, një rast (1982). Pas ekzaminimeve mjekësore nga stafi Emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë, me armë zjarri. Aktualisht, po vazhdon trajtimi dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë!”, tha Shpend Fazliu.