75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 04 Shtator 2022 / MSH

Policia jep detaje mbi sulmin me miell ndaj Hekuran Muratit

Ditën e djeshme, Dardan i Molliqaj i PSD-së publikoi videon ku shihen aktivistë të kësaj partie duke gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Aksioni i tyre, sipas PSD-së, ka qenë për shkak të punëtorëve.

Ndërkohë policia ka njoftuar se ka kryer hetime mbi rastin.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe kanë kontaktuar edhe ministrin Murati, i cili u ka pohuar të njëjtëve se nuk ka pësuar lëndime trupore.

“Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore” thuhet në njoftimin e policisë.