Policia jep detaje mbi sulmin me thikë në Podujevë

Një sulm me thikë ndodhi sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.
Një nxënës dyshohet të ketë marrë plagë trupore si pasojë e sulmit që ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se informatën për incidentin e pranuan rreth orës 15:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar.
Në koordinim me prokurorinë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.