75 Mall Live Search
22:03 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

Policia jep detaje në lidhje me rastin në ‘Breg të Diellit’

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Një person ka mbetur i lënduar dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për IndeksOnline.

Sipas tij, personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /IndeksOnline/