Policia jep detaje nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në Sllovi të Lipjanit.
Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

Ai ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës nëntëmbëdhjetë.
“Sot rreth orës nëntëmbëdhjetë kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Indeksonline/