75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Z S

Policia jep detaje nga aksidenti në Varosh, dy persona pësojnë lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Varosh- Gerlicë të Ferizajit.

Lidhur me këtë aksident nga Policia e Kosovës për Indeksonline ka dhënë detaje.

Kanun Veseli – zëdhënës i PK-së për Rajonin e Ferizajit tha se në këtë aksident trafiku dy persona kanë pësuar lëndime

‘’Ju njoftojmë se rreth orës 15:40 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të  dy veturave me targa vendore në rrugën  Varosh – Gerlicë të FerizajtPërveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona meshkuj, të cilët për ndihmë mjekësore  janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj’’, u shpre ai.

Në vend të ngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, ka shtuar më tutje Veseli./Indeksonline/