75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Policia jep detaje nga grabitja me armë zjarri

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:30 u raportuar për një grabitje me armë zjarri.

Rasti raportohet të këtë ndodhur në lagjen Pejton në qytetin e Prishtinës. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka dhënë detaje.

Sipas Policisë në një lokal një person i dyshuar dhe nën  kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

Me këtë rast punëtorja e lokalit, për shkak të shqetësimit, ka pranuar tretman mjekësor.  Rasti nën hetime nga njësitë relevante./Indeksonline/