Policia jep detaje: Një 58- vjeçar është ther me thikë, është dërguar në spital

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një rast të therjes me thikë në Mitrovicë.
Sipas informacioneve dysohet që djali ka plagosur babain e tij, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me rastin në fjalë detaje ka dhënë Policia e Kosovës.
“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58-vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin rajonal në Mitrovicë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka njoftuar Zaiti.