75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / MSH

Policia jep detaje për 18 vjeçarin e vetvrarë në Deçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Llukë të Deçanit.

Një 18 vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës.

Burime të Indeksonline pohojnë se bëhet fjalë për Arlind Sutajn, i cili u gjet pa shenja jete.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë për Indeksonline se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, teksa rasti është raportuar rreth orës 17:45.

“Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit. Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale” deklaroi Gashi.