19:06 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për 19 vjeçarin që vdiq pasi u therr me thikë, arrestohen dy të dyshuar

Një 19 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therrja me thikë.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se viktima është E.K, 19 vjeçar.

Gjithashtu është theksuar se viktima ka pësuar lëndime në një rast përleshje në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshuar ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar dy të dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min,  policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K  mashkull i moshës 19 vjeqare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.