Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, dy persona në gjendje kritike
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/12/403412491_3739824179596159_8342276987640334085_n.jpg)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën mbrëma në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ku dy nga të ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton IndeksOnline.
Në raportin e sotëm të policisë, mësohet se aksidenti ndodhur derisa nëra veturë ishte e ndaluar në shiritin emergjent, vetura tjetër e godet atë brenda së cilës ndodhëshin tre persona.
“Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/