Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Gjilan, ende nuk dihet numri i të lënduarve
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Gjilanit, saktësisht tek rrethi kryesor.
Detaje për këtë aksident për Indeksonline ka dhënë zyrtari për informim, Ismet Hashani.


“Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Gjilanit, dyshohet se shkaktar është një kamion transportues i cili dyshohet se shkaktoi aksident zingjiror në mes disa veturave”, ka thënë Hashani, raporton Indeksonline.
I njëjti theksoi se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por nuk dihet se sa.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin./Indeksonline/





