Ndërron jetë edhe personi i dytë nga aksidenti në Gjilan (Video)
(I plotësuar 18:40)-Në aksidentin e ndodhur në mbrëmjen e sotme në magjistralen Bujanoc-Gjilan ka ndërruar jetë edhe personi i dytë.
Zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani ka thënë për Indeksonline se besohet se të dy personat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, ai thotë se ende nuk dihet nëse ka persona tjerë të lënduar./Indeksonline/
………………………………………………………..
Në aksidentin në Gjilan u përfshinë një çift, gruaja ndërroi jetë (Video)
(I plotësuar,18:11)-Nga aksidenti i rëndë në magjistralen Bujanoc-Gjilan, ka ndërruar jetë një grua.
Siç mëson Indeksonline në aksident janë përfshirë një çift, por që vdekja e gruas është konfirmuar teksa gjendja e burrit është e rëndë./Indeksonline/
………………………………………………………..
Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Gjilan (Video)
(I plotësuar, 17:58)-Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline aksidentin e ndodhur para pak minutave në magjistralen Bujanoc-Gjilan.
Sipas Hashanit ende nuk dihet nëse ndonjë prej të aksidentuarve ka humbur jetën, por që si pasojë e aksidentit ka disa persona të lënduar, raporton Indeksonline.
Gjithashtu Hashani Policia e Gjilanit tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
………………………………………………..
Aksident i rëndë në Gjilan, dyshohet për të vdekur (Video)
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Bujanoc-Gjilan, saktësisht në hyrje të Gjilanit.
Sipas informatave që ka Indeksonline nga një dëshmitar i ngjarjes, dy persona kanë ndërruar jetë në aksidentin zinxhiror të ndodhur mes tre veturave.
Ndryshe, sipas informatave kolona ka arritur nga të dy anët deri në 5 kilometra.
Indeksonline ende nuk ka arritur të kontaktojë me policinë./Indeksonline/