75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 09 Janar 2025 / Z S

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Shushicë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Shushicë në komunën e Istogut.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Indeksonline.

Fadil Gashi- zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës u shpreh se sot rreth orës 15:00 në rrugën Istog-Rakosh në hyrje të fshatiti Shushicë, ka ndodhur një aksiednt trafiku.

Në aksident janë përfshirë 4 automjete, dhe po ashtu 7 persona kanë pësuar lëndime.

Më tutje është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashta rrezikut për jetë./Indeksonline/