Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Zabel të Ulët

Në mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënsen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, u shprehë ajo./Indeksonline/
