75 Mall Live Search
17:32 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / LB

Policia jep detaje për aksidentin ku mbeten tre të lënduar në fshatin Besi

Një aksident mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinës – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indkesonline se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 15:00 në rrugën  Prishtinë-Podujevë( në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit  janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.