75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Hajvali

Indeksonline ka raportuar mbi një aksident të ndodhur mbrëmë, aksident ky që ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkohë, policia njofton se aksidenti ka ndodhur në Veternik.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur” thuhet në raportin e policisë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se viktima është i moshës së re.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës, mashkull, 19 vjeç, ka humbur jetën”, ka thënë ai për Indeksonline.