Policia jep detaje për aksidentin në afërsi të Batllavës

Pak më parë IndeksOnline ka raportuar se një kamion me beton është rrokullisur në afërsi të Batllavës, përkatësisht në Barainë.
Ndërsa për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se shoferi i këtij kamioni ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 14:30 ka ndodhur një vet aksident trafiku ne fshatin Barainë, ku i përfshirë ka qenë një kamion. Shoferi i kamionit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline