19:10 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Arbër Xhaferi” , ku u rrokullisë një kamion!

Një aksident trafiku sot ndodhi në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku një kamion u rrokullisë.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë, Baki Kelani rreth këtij rasti.

Ai tregoi se nga ky aksident askush nuk ka mbetur i lënduar.

“Me datën 18.10.2019 rreth orës 16:00, në autostradën Arbër Xhaferi drejtimi Ferizaj – Trudë saktësisht afër fshatit Uglare, një kamion me targa lokale duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në ç’kyçje të autostradës është rrokullisur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia e Kosovës ka dal në vendngjarje.”, tha ai./Indeksonline/