Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit.
Rastin për IndeksOnline e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu, ku njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Rexhepi-Gërxhaliu bëri të ditur se një përson ka pësuar lëndime trupore.
“Me datë 26.05.2025 rreth orës 19:00 është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” respektivisht në drejtimin Fushë Kosovë – Mazgit. Në kêtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, derisa deri tani është raportuar për një person të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të mëtejm të rastit”, ka thënë Rexhepi-Gërxhaliu.
Këtu mund të shihni pamjet nga aksidenti, video./IndeksOnline/