75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 30 Maj 2021 / OSH

Policia jep detaje për aksidentin në Batllavë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në hyrje të fshatit Batllavë.

Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, u shprehë ajo./Indeksonline/