Policia jep detaje për aksidentin në Brezovicë

Indeksonline raportoi më herët për një aksident të ndodhur në Brezovicë.
Në aksident u përfshin një veturë dhe një motoçikletë.
Burimet fillestare të Indeksonline pohuan se nga ky aksident është lënduar drejtuesi i motoçikletçs.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka deklaruar për Indeksonline se viktima është dërguar për tretman në Qendrën Emergjente në Prishtinë, pasi mori ndihmën e parë në Qendrën Emergjente të Shtërpcës.
“Sot, rreth orës 17:40 në Brezovicë të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku – e përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë.
Veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili fillimisht ndihmën e parë e ka marrë në Qendrën Emergjente në Shtërpcë, e më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar” ka pohuar Veseli./Indeksonline/