75 Mall Live Search
20:23 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Dollc, katër persona të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Dollc.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për këtë aksident.

Ai tregoi se të lënduarve i është ofruar ndihma mjekësore në QMF në Klinë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Dollc.Janë katër persona të lënduar. Dy automjete të përfshira. Katër personave të lënduar lehtë i është ofruar ndihma në QMF Klinë. “, u shprehë ai./Indeksonline/