19:20 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në ‘Poklek” të Komunës së Drenasit.

Një dëshmitar  i rastit për Indeksonline ka thënë se në aksident janë përfshirë disa vetura

Siç edhe shihet në këto pamje të dërguara në redaksi, në vend të ngjarjes kanë dalë Policia e trafikut.

Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline se dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident në rrugën Drenas-Komoran, në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Indeksonline/