75 Mall Live Search
13:36 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, një këmbësor pëson lëndime të rënda

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Ferizaj.

IndeksOnline ka raportuar lidhur me rastin në fjalë, derisa detaje shtesë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës. /IndeksOnline/