Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, vetura bëri dëme edhe në një lokal

Një person është lënduar në një aksident komunikacioni në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ.
Deklarata e Kanun Veselit përkitazi më këtë rast:
Ju njoftojmë se sot, më datë 07.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj (afër kryqëzimit me rrugën “Enver Topalli”) në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident është përfshirë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ.
Nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit.