75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë-Kosovë, ku u godit një këmbësorë

Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar rreth orës 20:00 në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë.

Me këtë rast një këmbësorë është goditur nga një veturë që po qarkullonte në këtë anë.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë, Baki Kelani i cili konfirmoi se si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për në Emergjencë.

“Me datë 22.12.2019 rreth orës 20:00 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë-Kosovë, ku një automjet dyshohet se e ka goditur një këmbësorë duke i shkaktuar lëndime. Është njoftuar autoambulanca e cila ka shkuar në atë lokacion dhe e ka marrë të lënduarin për ta dërguar në Emergjencë”, tha ai.

Kelani theksoi gjithashtu se në vend të ngjarjes kanë prezantuar njësitet relevante policore./Indeksonline/