75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Gjakovë, personi i lënduar jashtë rrezikut për jetë

(I plotësuar)-Komandanti i Trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija ka thënë për Indeksonline se si pasojë e aksidentit të ndodhur  në rrugën ‘Pashko Vasa’ në Gjakovë lëndime trupore ka pësuar një person, por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pashko Vasa në Gjakovë. Janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës anësore gjatë tejkalimit të motoçiklistit nga drejtuesi i automjetit Golf, meqë rast si pasojë e godet me retrovizorin e djathtë të automjetit të tij motoçiklistin”, ka thënë Sahatqija.

Tutje i njëjti ka shtuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, por që është jashtë rrezikut për jetë.

…………………………………………………………….

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në dalje të Gjakovës.

Sipas informacioneve të Indeksonline si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar.

Tutje nga dëshmitarët e rastit është thënë se vozitësi ka tejkaluar shumë vetura me shpejtësi të madhe ku ka humbur kontrollin dhe ka goditur motoristin.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente./Indeksonline/