Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan

Policia Rajonale në Gjilan ka dhënë detaje për IndeksOnline përkitazi me aksidentin e sapo ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.
“Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Hashani për IndeksOnline.

Në vendin e aksidentit janë parë tani edhe njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut./IndeksOnline/