Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan: U lënduan dy femra që ishin në “Golf II”

Policia ka dhënë detaje nga vetaksidenti i ndodhur mesditën e së mërkurës në qendër të Gjilanit.
Sipas policisë, një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasojë e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër.
Të lënduarat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar./IndeksOnline/