75 Mall Live Search
18:41 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në Isniq ku i lënduar mbeti një këmbësorë

(I plotësuar, 18:53)-Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar aksidentin në fshatin Isniq, ku tha se nga ky aksident i lënduar ka mbetur një këmbësorë.

“Policia është njoftuar për një aksident në orën 18:30 në fshatin Isniq. Aksidenti ndodhi mes një veture dhe një këmbësori, ku si pasojë e kësaj këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Gjithashtu Rugova shtoi se këmbësori është duke u dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës./Indeksonline/

………………………………

Një këmbësor goditet nga vetura në Isniq të Deçanit

Një këmbësor është goditur nga vetura në Isniq të Deçanit.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur para pak minutave, ndërsa personi i lënduar është nisur për në qendrën spitalore.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente të cilat po merren me rastin./Indeksonline/