Policia jep detaje për aksidentin në Klinë: Janë lënduar 9 persona

Indeksonline ka raportuar më herët për një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Klinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugovë, ku tregoi se 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa për rastin është duke u marur njësia e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova për Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar edhe pamjet e këtij aksidenti.

