75 Mall Live Search
16:55 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në lagjen “Bregu i Diellit” mes motoçikletës dhe kamionetës

Në pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe kamionete. në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”.

Indeksonline ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar detajet nga ky aksident.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. ME rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./Indeksonline/