Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan: Tre të lënduar…

IndeksOnline ditën e sotme raportoi për një aksident mes tri veturave në hymje të Lipjanit.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se nga ky aksident, tre persona kanë mbetur të lënduar.
”Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.” ka deklaruar Ahmeti për IndeksOnline.